Home AKTUALITET Ambasadorja e SHBA: “Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore”

Ambasadorja e SHBA: “Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore”

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me Konferencën e Donatorëve.

Kim u shpreh se përgjegjësia për të shpërndarë paratë është thelbësore.

Ajo shton se kjo është arsyeja se përse do të krijohet një Akademi Transparence.

Ambasadorja amerikane ka shkruajtur në Twitter:

“Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore. Kjo është arsyeja pse donacionet amerikane do të krijojnë një Akademi të re të Transparencës për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore”./Apel.al