Home AKTUALITET Apple/ Koronavirusi do të godasë prodhimin e iPhone

Apple/ Koronavirusi do të godasë prodhimin e iPhone

Kompania Apple, lajmëroi se koronavirusi në Kinë do të do të ndikojë në uljen e furnizimit.

Sipas kompanisë, prodhimi dhe shitjet janë prekur tashmë dhe është kufizuar shpërndarja.

Deri më tani Apple është kompania e parë amerikane që shprehet se epidemia e koronavirusit ka goditur financat e saj, por nuk është ka bërë me dije se sa është dëmi.

Me shumicën e dyqaneve në Kinë po operohet me orare të reduktuara, çka ka sjellë dhe do të sjellë uljen e shitjeve, bën me dije Apple.

Sipas specialistëve, virusi mund t’i përgjysmojë kërkesat për telefona të zgjuar që vijnë nga Kina, që është tregu më i madh i këtyre pajisjeve./Apel.al