Home AKTUALITET BULQIZË: Nëna dhe dy fëmijët e mitur, humbën jetën nga helmimi me...

BULQIZË: Nëna dhe dy fëmijët e mitur, humbën jetën nga helmimi me gazin e bombolës, rëndë babai

Policia e Bulqizës ka specifikuar se ngjarja e rëndë në Bulqizë ku mbeti e vdekur nëna me dy fëmijët e mitur, dyshohet se ka ndodhur nga helmimi me bombol gazi.

Ngjarja ndodhi në fshatin Ostren. Burime policore thanë se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja Rajmonda Tolaj, 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali).

Në gjendje të rëndë shëndetësore është i zoti i shtëpisë, i cili është transportuar për në spital. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.