Home AKTUALITET Champions League: Atalanta dhuron spektakël ndaj Valencias në San Siro

Champions League: Atalanta dhuron spektakël ndaj Valencias në San Siro

Skuadra e Atalantës ka bërë lojë të madhe duke e shkatërruar me rezultatin 4-1, në ndeshjen e parë të fazës 1/8 të Champions League e cila u zhvillua në San Siro. Fitore e madhe e skuadrës nga Bergamo e Italisë e cila ka një epërsi shumë të mirë për sfidën e kthimit në Mestalla.

Atalanta ka bërë hapin e parë drejt çerekfinales, kurse Valencia ka sprovë të vështirë për të përmbysur këtë rezultat në ndeshjen e kthimit. Në minutën e 16’ Hateboer kalon në epërsi skuadrën italiane, ndërsa në atë të 42’, shtojnë epërsinë në 2-0 falë Iliçiç.

Në pjesën e dytë, Atalanta shfaq lojë të mirë dhe thellon epërsinë në 3-0. Autor i golit Freuler në minutën e 57’. Valencia sërish pëson gol, Hateboer shënon golin e dytë personal në minutën e 63’ duke e dërguar ndeshjen në 4-0. Valencia ngushton humbjen në 4-1, ku shënues është Cheryshev në minutën e 66’.

Një Atalantë mjaft spektakolare dhe mjaft sulmuese, ashtu si rrallë herë na shohin sytë tek ekipet italiane, të cilat nuk shquhen për një lojë offensive, por taktikale dhe të bazuar në mbrojtje. /Apel.al