Home AKTUALITET Champions League: Werner “vendos qetësi” në Tottenham Stadium

Champions League: Werner “vendos qetësi” në Tottenham Stadium

Timo Werner i dha një goditje trajnerit Jose Mourinho, duke shënuar golin që i dha fitoren Leipzig në Angli me rezultatin minimal 0-1. Një ndeshje në të cilën u vunë re mungesat e Tottenham, Harry Kane dhe Heung-Min Son.

Goditja e Werner në minutën e 58’ nga pika e bardhë e penalltisë solli golin e vetëm të sfidës, duke e dërguar Leipzig të qetë në Gjermani për ndeshjen e kthimit.

Me Son Heung-Min i cili u bashkua me Harry Kane në listën e dëmtimeve të Spurs, Lucas Moura u zgjodh për të drejtuar sulmin me mbështetje nga Dele Alli, ndërsa Gedson Fernandes ishte vendosur në të djathtë të mesfushës.

Leipzig hyri në fushë pa Dayot Upamecano për shkak të pezullimit, por pati një fillim për Ethan Ampadu në mesfushë, e dyta ndeshje për të që kur u huazua nga Chelsea verën e kaluar.

Vizitorët pothuajse kaluan në avantazh në 2 minutat e para, pasi mbrojtësi i huazuar nga Manchester City, Angelino, arriti të prekë shtyllë falë devijimit të Hugo Lloris, ndërsa direkt pas kësaj ishte Steven Bergwijn i cili u përpoq të shënonte në skajin tjetër të fushës, por u mohua zgjuarsisht nga Peter Gulacsi.

Ishte Werner ai që shpenzoi rastin më të mirë të pjesës së parë, duke e goditur me majë gishtash drejt Lloris, pasi ky i fundit u zgjat për ti marrë topin nga këmbët.

Tottenham provoi me anë të Lucas në pjesën e dytë, por ishte sërish portiere i Leipzig, Gulasci ai që i mohoi sërish golin Tottenham. Performanca e mirë e Leipzig u shpërblye në minutën e 56’ nga mbrojtësi i Tottenham, Ben Davies i cili shkaktoi një 11-metërsh që më pas u shndërrua në gol nga Timo Werner.

Përgjigja e Mourinho ishte fuste Tanguy Ndombele dhe Erik Lamela në fushë, duke e shtyrë Bergwijn lart në krah të Lucas, dhe ndryshimi i formës nxiti një përmirësim.

Sikur të mos ishte për portierin Gulacsi i cili zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, ndeshja do të kishte një rrjedhë tjetër. /Apel.al