Home AKTUALITET Dëmtimi i Ousmane Dembele, tashmë i kushton Barcelonës 1.2 milionë euro për...

Dëmtimi i Ousmane Dembele, tashmë i kushton Barcelonës 1.2 milionë euro për ndeshje

Për arsye situatës emergjente që i shkaktoi Ousmane Dembele, Barcelona gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Martin Braithwaite nga Leganes.

Lëndimet në fazën e sulmit janë sjellë një situatë emergjente te katalanët, që kanë paguar klauzolën prej 18 milionë euro për 28 vjeçarin danez.

Transferimi i Braithwaite do t’i sjellë shpenzime të mëdha Barcelonës, kur La Liga ka hyrë në fazën finale të sezonit.

Me 14 ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit, Braithwaite do t’i kushtojë Barcelonës 1.2 milionë euro për çdo lojë.

Në një llogaritje me minuta, i bije që një minutë i 28 vjeçarit në fanellën e Barcelonës, do t’i kushtojë 14 mijë e 228 euro. /Apel.al