Home AKTUALITET E rëndë/ Sportisti australian djeg të gjallë veten, gruan dhe tre fëmijët

E rëndë/ Sportisti australian djeg të gjallë veten, gruan dhe tre fëmijët

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Australi, ku sipas mediave të huaja  ish-ylli i Rugby, lojtari i skuadrës së NRL Rowan Baxter ka kryer një krim të rëndë duke vrarë veten dhe të gjithë familjen e tij.

Sportisti ka vendosur që të djegë të gjallë të gjithë anëtarët e familjes së tij, duke lyer fillimisht makinën brenda me benzinë dhe duke i vënë flakën.

E gjithë familja ndodhej brenda makinës, Rowan, Hannah bashkëshortja e tij dhe 3 fëmijët Laianah, Aaliyah dhe Trey.

Mediat australiane kanë raportuar se gruaja e tij kishte arritur të shpëtonte nga zjarri që kishte përfshirë makinën, por për shkak të djegieve të rënda në të gjithë trupin dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Sipas dëshmitarëve, Baxter i kishte vënë flakën makinës dhe më pas ishte futur në të, për t’u djegur i gjallë së bashku me familjen e tij./Apel.al