Home AKTUALITET ESKLUZIVE APEL: Shën Valentini – A e dini sa beqarë ka Shqipëria...

ESKLUZIVE APEL: Shën Valentini – A e dini sa beqarë ka Shqipëria ?

Sot  në të gjihtë botën shënohet Shën Valentini, apo ndryshe quhet edhe Dita e të dashuruarve.

Teksa Shqipëria nuk ka një statistikë të qartë sesa beqarë ka të rregjistruar, as sesa të martuar apo të dashuruar, ndryshon puna në Kosovë. Në vigjiljë të ditës së të dashuruarve Kosova ka nxjerrë evidenca të sakta sesa beqarë ka, në këtë ditë.

Dita e të Dashuruarve e gjen Kosovën me 112 mijë beqarë.

Kjo ‘festë’  shënohet edhe në Kosovë. Në një hulumtim që e ka bërë “Kerolli” del se Dita e të Dashuruarve e gjen Kosovën me 112 mijë beqarë, prej tyre 74 mijë janë meshkuj dhe 38 mijë femra.

Të martuar, sipas këtij hulumtimi, janë 160 mijë persona, kurse të fejuar janë 28 mijë persona.