Home GAFA Gent Cakaj vendos veten në qendër/ Axhendën e konferencës, ia bëjnë meme...

Gent Cakaj vendos veten në qendër/ Axhendën e konferencës, ia bëjnë meme në rrjetet sociale

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka shkaktuar hilaritet në opinionin publik për shkak të një dokumenti që po qarkullon në rrjetet sociale.

Në ditën e hënë do të zhvillohet një konferencë për promovimin e interesave të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimore, ndërkohë që është publikuar dhe programi i konferencës, që ka sjellë reagimin e qytetarëve.

Në programin e konferencës, Gent Cakaj do të mbajë fjalën hapëse, më tej do të promovojë rolin e Diplomacisë së Shqipërisë në promovimin e trashëgimisë kombëtare dhe në fund do të përmbyllë gjithë konferencën. Ajo çfarë kuptohet është se ministri e ka vendosur veten në qendër të konferencës, gjë e cila ka shkaktuar batuta të shumta në rrjetet sociale.

Profesori i ekonomisë, Rezart Prifti shkruan:

Teksti: G. Cakaj

Muzika: G. Cakaj

Orkestroi: G. Cakaj

Kendon: G. Cakaj

Ore ai Jorgo Papingji ku është? Apo sot i thonë ndryshe…