Home AKTUALITET Gold AG vendos veten në rrezik gjatë xhirimeve të videoklikpit

Gold AG vendos veten në rrezik gjatë xhirimeve të videoklikpit

Reperi me origjinë kosovare, Golg AG publikoi para disa ditësh projektin e tij më të ri muzikor që titullohet “Sokoli”.

Kjo këngë I kushtohet luftëtarit të lirisë dhe dëshmorit të kombit, Naim Bekës.

Videoklipi i këngës, ashtu si edhe teksti ka nota të forta patriotizmi.

Projekti muzikor është mirëpritur shumë mirë nga fansat, pasi në një kohë shumë të shkurtër ka arritur mbi 600 mijë shikime.

Por pavarësisht suksesit, jo çdo gjë ka vajtur vaj për reperin. Ai vetë ka publikuar një video në instagram, shkëputur nga xhirimet e klipit, sipër një kali i cili kërcen rrezikshëm. Megjithatë reperi e ka ruajtur qetësinë dhe e ka qetësuar kalin.

Gold AG ka shkruar mbi video “A je rrëzu a s’je rrëzu ?!?!”, dhe ka marrë shumë komente nga ndjekësit e tij./Apel.al