Home AKTUALITET Humb jetën në SHBA shqiptari i apasionuar pas motorëve

Humb jetën në SHBA shqiptari i apasionuar pas motorëve

Si pasojë e një aksidenti një shqiptar ka humbur jetën në Nju Xhersi të SHBA-ve.  Ai ishte duke drejtuar motorin e tij Kawasaki në Rrugën Franklin, duke kaluar në Rrugën 17, kur një kamion plehrash e goditi atë.

Viktima u identifikua si 52-vjeçari Nuri Kaloshi nga Dibra. Pas aksidentit ai u dërgua në Qendrën Mjekësore Universitare Hackensack, ku dhe u deklarua i vdekur.

Vdekja e Nuri Kloshit, i ka shokuar të gjithë të afërmit e kësaj familje dhe miqtë e tij, pasi vetëm dy javë më parë ai ishte në Shqipëri, ku ka përcjell për në banesën e fundit nënën e tij.

Nuri Kaloshi ishte i apasionuar pas motorave të shpejtë, dhe këtë e tregojnë dhe fotot e shumta të tij.

Shoferi i kamionit që shkaktoi aksidentin, 51 vjeçari Jonathan Lacher ka bashkëpunuar me Policinë dhe ka qendruar në vendin e ngjarjes, ndërsa duhet të përballet me Gjykatën për “drejtim mjeti të pakujdesshëm” dhe “mosrespektim i sinjalistikës rrugore”.

Ka qenë dhe vetë djali i Nuri Kaloshit i cili ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, ku lutet që i ati të prehet në paqe, së bashku me gjyshen e tij.