Home AKTUALITET I hakohet rrjeti social dhe i publikohen video pornografike, flet këngëtarja shqiptare

I hakohet rrjeti social dhe i publikohen video pornografike, flet këngëtarja shqiptare

Pas disa orësh hakërimi aktorja dhe këngëtarja Klea Huta ka mundur ta marrë sërish adresën e saj në facebook.Menjeherë pas kësaj ajo ka reaguar me anë të postimi duke thënë se  ky është një incident i “shëmtuar dhe të mjaft i ulët”.

Pasi iu hakua , në profilin e saj në facebook, publikuan imazhe dhe video pornografike.

Klea ka arritur që ta marrë llogarinë  e saj, ndërsa thotë se u deshën mbi 10 orë përpjekje që të mund të kishte sërish akses në adresën e saj.

Postimi i plotë:

Miq dhe ndjekes

Incidenti i sotem ishte i shemtuar dhe mjaft i ulet. Une personalisht ndihem shume keq nga kjo qe ndodhi dhe u deshen 10 ore lufte qe te mund te kisha serish akses ne profilin tim.

Deri tani besojme qe jemi ne rregull.

Shpresoj te kem mirekuptimin tuaj dhe te vazhdojme me planet tona./Apel.al