Home AKTUALITET Isa Mustafa zbulon detaje të reja nga marrëveshja LVV dhe LDK

Isa Mustafa zbulon detaje të reja nga marrëveshja LVV dhe LDK

Isa Mustafa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se marrëveshja e arritur për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje është bërë në harmoni të plotë me parimet e vendosura më herët për balancim të pushtetit.

Ai tregoi të gjitha detajet e arritjes së kësaj marrëveshje para anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së,ku arsyetoi rritjen e ministrive duke thënë se mandati i kryeparlamentarit do t’iu takojë me mandat të plotë, kurse posti i presidentit do të diskutohet më vonë me liderin e LVV-së, Albin Kurti.

“Dymbëdhjetë ministri i kanë partnerët kryesor LVV dhe LDK nga gjashtë dhe nga një zëvendëskryeministër dhe tre ministrit e tjera shkojmë për komunitetet dhe ndarja e tyre mbahet në bazë të marrëveshjes së kandidatit për kryeministër me përfaqësuesit e komuniteteve. Nëse shtrohet pyetja se pse është bërë shtimi i numrit të ministrive, unë them se është bërë me propozimin e Kurtit.

Ndër të tjera ai u shpreh se: “Ne e kemi vlerësuar në qëndrueshmëri për të mos humbur shumë kohë pas themelimit të Qeverisë që të merremi me organizimin e ministrive se kemi trashëguar 21 ministri edhe janë kthyer në 15. Bashkërisht kemi vlerësuar se do të ishte më problematike dhe do të paguanim më shumë në qoftë se i kemi 12 ministri në emër të kursimeve se sa që i kemi 15 ministri dhe të funksionojnë menjëherë”.

Kurse posti i kryeparalmentarit tha se do t’i takojë LDK-së në mandat të plotë katër vjeçar.

Në fund Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka votuar pa asnjë votë kundër marrëveshjen LVV-LDK./Apel.al