Home AKTUALITET Ja kur do të vijnë paratë e donatorëve në Shqipëri

Ja kur do të vijnë paratë e donatorëve në Shqipëri

Në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë u mblodhën 1.15 miliardë për rindërtimin pas tërmetit tragjik.

Në lidhje më këtë çështje ka folur Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca.

Ai ëahtë shprehur se nga kjo shumë 300 milion janë grante, ndërsa 800 milion të tjera janë hua.

Kreu i delegacionit të BE në Tiranë shtoi, se paratë do të vijnë javët e ardhshme në zyrën e tij.

“Jam kthyer në Tiranë tani pas kësaj dite të jashtëzakonshme, siç tha Presidentja Von der Leyen të hënën, kur gjithë komuniteti ndërkombëtar, dhe veçanërisht BE-ja, tregoi solidaritet, por edhe vëmendje ndaj Shqipërisë. Unë mendoj se kjo përfaqëson edhe një sinjal për shqiptarët që ne interesohemi për Shqipërinë dhe shqiptarët. Duke u kthyer te pyetja juaj, po, 1.15 miliardë Euro janë të ndara në grante dhe hua, ku grantet, që do të thotë donacione direkte, janë 300 milionë, ndërsa huatë janë 800 milionë. Më lejoni të shpjegoj ndryshimin që opinioni publik mund të mos e dijë. Grantet nënkuptojnë se këto janë donacione direkte që do t’i jepen qeverisë shqiptare për investime direkte pa asnjë interes. Kjo do të thotë që kjo do të ndodhë shumë shpejt. Për shembull, siç e dini Kryeministri dhe Presidentja kanë nënshkruar 15 milionët e parë. Këto do të mbërrijë këtu, në zyrën time, javët e ardhshme dhe do të disbursohen menjëherë. Të tjerat do të jenë në javët e ardhshme, apo e shumta një muaj”, tha ambasadori./Apel.al