Home AKTUALITET Komisionit të Venecias takime në PD. Diskutohen proçedurat e emërimeve të anëtarëve...

Komisionit të Venecias takime në PD. Diskutohen proçedurat e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Të dërguarit e Komisionit të Venecias tashme kane mberritur ne seline e PD ku po zhvillojne nje takim me kryetarin e PD Lulzim Bashën, për të diskutuar për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Sot pritet të zhvillojnë disa takime me përfaqësues të opozitës jashtëparlamentare. Takimi mes Komisionit të Venecias dhe Bashës ka nisur në orën 8:15 minuta dhe në përfundim pritet që kreu demokrat të japë një deklaratë për media për të zbardhur diskutimet e këtij takimi.

Komisioni i Venecias mësohet se do të takojë edhe zyrtarë të tjerë të opozitës jashtparlamentare si nënkryetari i LSI Petrit Vasili, Sekretari i Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi dhe ish deputeti Oerd Bylykbashi.

Tema e diskutimit do të jetë procedura e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Pas precedentit të Arta Vorpsit, e cila ishte edhe ‘shkaku’ që solli miratimin e ligjit në Kuvend, ku presidentit i vendoset një afat kohor për të thirrur në ceremoni betimi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Sipas këtij ligji Meta ka vetëm 10 ditë kohë për të thirrur në ceremoni betimi, një gjyqtar, dhe nëse nuk e bën këtë, atëherë gjyqtari ka të drejtë ta dërgojë vetë betimin me shkrim në Gjykatën Kushtetuese./Apel.al