Home AKTUALITET Kupa e Italisë: Napoli dominon ndaj Interit në San Siro

Kupa e Italisë: Napoli dominon ndaj Interit në San Siro

Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë dhuroi emocione të forta për tifozët e futbollit. Napoli fitoi 1-0 ndaj Interit në San Siro.

Pritej që Interi të përsëriste pjesën e dytë të shkëlqyer të derbit ndaj Milanit, por skuadra zikaltër nuk kishte furinë e asaj ndeshje, duke treguar se është më e fokusuar në kampionat. Ndërsa Napoli ishte i kujdesshëm edhe pse krijoi disa raste shënimi, ndërsa goditi në momentin e duhur me Fabian Ruiz, i cili shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 57′.

Tani Interit do t’i duhet që përmbysjen e çmendur si në derbi, ta tentojë në “San Paolo” më 5 mars, nëse kërkon që të shkojë në finalen e turneut ku përballë do të jetë fituesja e çiftit Milan-Juventus, që do të përballen sot në orën 20:45, përsëri në San Siro. /Apel.al