Home AKTUALITET Luiza Gega tregon vështirësitë e saj/ “Jam e detyruar të marr bukë...

Luiza Gega tregon vështirësitë e saj/ “Jam e detyruar të marr bukë me vete”

Luiza Gega, atletja e njohur shqiptare, ka treguar pasditen e djeshme për stërvitjen në Kenia dhe vështirësitë për t’u përshtatur me vendin.

Ajo pohoi se është shumë i vështirë qëndrimi larg familjes e larg vendit të saj, sidomos kur bëhet fjalë për kultura tërësisht të ndryshme nga kjo e jona.

Luiza tregoi se ende nuk është mësuar të konsumojë gatimet tradicionale të Kenias, ndaj detyrohet të marrë ushqime me vete.

Atletja tha se; ‘Mundohem ta bëj sallatën më shumë ingredientë brenda që të kem sa më shumë vitamina, marr jashtë mase shumë fruta të thata… për fat të keq atje nuk gjej djath, që unë e përdor shumë. Me pak parmixhano i shtyj makaronat, pastat… duket çudi, por është me të vërtetë vështirë’,-