Home AKTUALITET Nëse ulesh te Shkallët Spanjolle në Romë, duhet të paguash këtë gjobë...

Nëse ulesh te Shkallët Spanjolle në Romë, duhet të paguash këtë gjobë të majme

Shkallët Spanjolle, që ndodhen midis Piazza di Spagna dhe Piazza Trinità dei Monti, janë një ndër vendet më tërheqëse për turistët në Romë janë shkallët Spanjolle, që ndodhen midis Piazza di Spagna dhe Piazza Trinità dei Monti.

Mirëpo zyrtarët po marrin masa të rrepta për të mbrojtur 174 shkallët historike, të cilat u krijuan nga arkitektët Francesco de Sanctis dhe Alessandro Specchi në vitet 1723-1725.

Kështu, qyteti ka vendosur disa masa për të parandaluar dëmtimin e monumentit që mbrohet nga UNESCO. Gjobat fillojnë nga 250 deri në 400 euro nëse turistët kanë ndotur ose dëmtuar shkallët. Që tani e në vazhdim, nuk lejohet të ulesh ndaj gjobat do të aplikohen edhe ndaj një veprimi të tillë.

Kujtojmë restaurimi i shkallëve përfundoi në tetor të vitit 2016 dhe kostoja kapi shifrën 1.5 milion euro.

Gjobat nuk shihen si një mënyrë për të larguar turistët, por thjesht për të ruajtur monumentet me vlerë historike. Është e kuptueshme që disa njerëz ndihen të lodhur dhe duan të ulen paksa teksa ngjisin shkallët, por vendi përreth ka hapësira pafund si stola, kafene, trotuarë dhe tarraca ku udhëtarët mund të pushojnë. /Apel.al