Home AKTUALITET Pas Japonisë, tërmeti shemb Rusinë me forcën 6.9 ballë

Pas Japonisë, tërmeti shemb Rusinë me forcën 6.9 ballë

Pas Japonisë e cila dje në mbrëmje u trondit nga një tërmet 7 ballë, dje në orët e para të mbrëmjes një tjetër shembi Rusinë.

Një tërmet me madhësi 6.9 të shkallës Rihter goditi Rusinë, pikërisht në det të hapur rreth 99 kilometra në jug-lindje të Ishujve Kuril, bëri me dije Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).

Sistemi amerikan i Paralajmërimit për Cunami tha që nuk kishte asnjë kërcënim për një të tillë në zonën e Guam, Rota, Tinian ose Saipan nga tërmeti, për të cilin USGS tha se goditi në një thellësi prej 143 km.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se nuk kishte asnjë kërcënim për cunami edhe për Japoninë.