Home AKTUALITET Plane për martesë? Zerka flet për lidhjen me Ronela Hajatin

Plane për martesë? Zerka flet për lidhjen me Ronela Hajatin

Ronela Hajati dhe Young Zerka janë një nga çiftet e njohur shqiptare që ka zgjedhur ta mbajnë lidhjen e tyre larg vëmendjes së mediave dhe skandaleve.

Prej gati 5 vitesh ata janë bashkë, por nuk preferojnë t’u përgjigjen pyetjeve për romancën e tyre, megjithëse në ndonjë intervistë herë pas herë e shuajnë kuriozitetin e audiencës.

Young Zerka në një intervistë ka treguar se ka zgjedhur që deri më tani të jetë i rezervuar për romancën për shkak se nuk ka vendosur ende të krijojë familje.

“Në momentin që unë do ta kem ndarë mendjen që do të bëhem familjar, atëherë do te them diçka”, u shpreh ai.

Ai pranoi se lidhja me Ronelën po shkon shumë mirë dhe se martesa është në mendimet e tij.

“Patjetër që po, është normale vjen një farë kohe që njeriu duhet të krijojë një familje”, u shpreh ai./Apel.al