Home Politikat e privatesise

Politikat e privatesise

SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj ju tregon se çfarë duhet të prisni kur Apel.al mbledh të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:

Ankuesit të cilët paraqesin denoncime lidhur me respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, me standardet e parimet etike e morale të shoqërisë, me respektimin në mënyrë të veçantë të të drejtave të fëmijëve për të qenë të mbrojtur, për t’u shprehur dhe për t’u informuar, në respektimin e privatësisë, dinjitetit, pluralizmit, paanësisë pretendimet e tyre për shkelje të të dhënave personale nga ofruesit e shërbimit mediatik;

Individët e tjerë të cilët paraqesin kërkesa të ndryshme për marrje informacioni, dhënie konsulence, etj.

Vizitorët në faqen zyrtare të Apel.al;

Kandidatët për punësim dhe punonjësit tanë të tanishëm si dhe ish-punonjësit;

PERSONAT QË PARAQESIN NJË DENONCIME PRANË AMA-S

Kur paraqitet një ankesë nga një person, ajo protokollohet në një regjistër të veçantë nga një punonjës përkatës i cili më parë ka nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit dhe është i njohur me përmbajtjen e kodit etik të institucionit të miratuar nga Titullari, Ligj Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar si dhe Ligjt Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”

Apel.al përdor të dhënat personale vetëm për proçesin e shqyrtimit të denoncimit.

VIZITORËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT

Apel Ekopol disponon faqen zyrtare www.apel.al. Më anë të faqes zyrtare, Apel.al transmeton dhe mbledh informacione. Qëllimi i transmetimit dhe mbledhjes së informacionit nëpërmjet internetit është që të jetë sa më pranë qytetareve dhe ofruesve të shërbimit mediatik. Nëpërmjet faqes zyrtare, Apel.al u vjen ne ndihmë qytetareve duke ju prezantuar misionin, përbërjen e Apel.al dhe legjislacionin mbi të cilin ushtron aktivitetin e saj.

Apel.al nuk përdor (dhe nuk lejon ndonjë palë të tretë) mjete statistikore analitike për të ndjekur ose për të mbledhur informacione personale që i bëjnë të identifikueshëm vizitorët e faqes tonë zyrtare. Ne nuk lidhim asnjë të dhënë të grumbulluar nga kjo faqe me ndonjë të dhënë personale që e bën vizitorin të identifikueshëm nga çdo burim që të vijë, si pjesë e përdorimit tonë.

Motori i kërkimit në faqen tonë të internetit është projektuar të jetë i fuqishëm dhe i lehtë për t’u përdorur po aq sa kërkimi në Google

Nëse do të duam të mbledhim informacione personalisht të identifikueshme nëpërmjet faqes sonë të internetit, ne do t`jua bëjmë të qartë rastin kur të mbledhim informacion personal dhe do të shpjegojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me të.

APLIKANTËT PËR PUNË, TË PUNËSUARIT AKTUAL DHE ISH PUNONJËSIT E APEL.AL

Kur persona aplikojnë për t’u punësuar në Apel.Al, personeli e përdor informacionin për proçesin e aplikimit të tyre dhe për të monitoruar statistikat e rekrutimit. Kur përhapen të dhënat drejt një pale të tretë, për shembull, kur merret një referencë, ose merren të dhëna nga institucione të tjera përkatëse (p.sh Autoriteti i Gjendjes Gjyqësore), personeli nuk e bën këtë, pa i informuar subjektet më pare dhe vetëm nëse ky informacion është i kërkuar me ligj.

Të dhënat personale në lidhje me aplikantët e pasuksesshëm mbahen për 12 muaj pasi konkursi i rekrutimit ka përfunduar, e më pas shkatërrohen ose fshihen.

Kur një punonjës nuk është më në raporte pune me Apel.al, për të përgatitet një dosje në lidhje me periudhën gjatë së cilës ai ka qenë i punësuar. Të dhënat e përfshira në të mbahen të sigurta dhe përdoren vetëm për qëllime me rëndësi të drejtpërdrejtë mbi punësimin e personit. Kur punësimi i tyre pranë Apel.al përfundon, dosja mbahet në përputhje me ligjin për nëpunësin civil, ligjin për arkivat dhe rregulloret e brendshm.

PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE

Apel.al nuk përhap të dhëna personale pa pëlqimin tuaj

POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT

Stafi i Apel.al i nënshtrohet detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit i cili i jepet këtij të fundit për të ushtruar funksionet e tij në bazë të Ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe mund t’a përhapë atë vetëm autoriteteve të ligjshme.