Home AKTUALITET Projektligji i Pasurive të Sekuestruara -Ervin Bushati: Pronat e sekuestruara nga OFL,...

Projektligji i Pasurive të Sekuestruara -Ervin Bushati: Pronat e sekuestruara nga OFL, të shërbejnë për strehimin e të prekurve nga tërmeti

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati tha ne Komisionin e Ekonomise, se krimi ka marrë përmasa të mëdha, ndaj edhe këtij fenomeni i duhet thënë ‘jo’ përmes mekanizmave ligjore. Ne Komisionin e Ekonominë dhe Financave ku po shqyrtohet projektligji për pasuritë e sekuestruara, Bushati propozoi që këto pasuri të sekuestruara nga aksionet e OFL-së, të shërbejnë për strehimin e personave të prekur nga tërmeti, që aktualisht rezultojnë pa banesa.

Ai theksoi se sekuestrimi i këtyre pronave që sigurohen nga veprimtaritë kriminale, nuk duhet të shihen si shpronësime, por si rishpërndarje.

“Krimi ka marrë përmasa të mëdha, ndaj t’i themi “jo”. Sekuestrimi i pronave të krimit, nuk është shpronësim, por duhet të shihet si rishpërndarje. Pasi këta njerëz kanë marrë në kurriz të shoqërisë këto prona dhe ato duhet t’i kthehen qytetarëve. Kjo që po flasim nuk është diçka që po ndodh tek cepi i lagjes, por është një proces që shkon në shuma të mëdha lekësh. Këto vlera, janë më shumë se dëmet e vet tërmetit. Ca të keqe do kishte sikur këto prona të viheshin në dispozicion për ata banorë që nuk kanë shtëpi pasi iu shkatërruan banesat nga tërmeti. Krimi sjell vrasje”, tha Bushati.

Ndërkohë, deputeti i opozitës Artur Roshi sulmoi qeverinë për Operacionin Forca e Ligjit, ndërsa pyeti se çfarë e pengoi mazhorancën në këto 6 vite që të luftonte krimin.

“Rezervat e mia janë për qeverinë se kush e ndaloi në 6 vite që të luftonte krimin. Po flet sikur të ishte në opozitë. Po kush e pengoi qeverinë që ta luftojë krimin?! Ju keni lejuar ose keni qen të pavëmendshëm dhe sot gjendemi para këtij fakti. Problemet nuk zgjidhen me aksione. Çfarë është gjithë kjo urgjencë për të shpejtuar proceduarat. Sekuestron thuhet se do ta vendosi Komiteti Ndërmjetës. Por këtë duhet ta bëjë Gjykata.”, tha Roshi.