Home AKTUALITET Rihanna feston ditëlindjen/ Ja sa vjeç mbush

Rihanna feston ditëlindjen/ Ja sa vjeç mbush

Ditën e sotme ikona e muzikës botërore, Rihanna feston ditëlindjen.

Në rrjetet sociale ajo nuk ka zbuluar asnjë detaj lidhur me këtë ditë të veçantë, vetëm ka publikuar në Instagram një foto ku shkruan datën e sotme 20.02.2020.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, ditën e sotme ajo mbush 32 vjeç.

Ky 32-vjetor e ka gjetur këngëtaren single, pasi kujtojmw rreth një muaj më parë ajo i dha fund lidhjes me biznesmenin Hassan Jameel.

Këngëtarja aktualisht është shkëputur nga muzika dhe duhet thënë se na ka munguar stili i saj.

Ajo është përqendruar në biznesin e të brendshmeve “Fenty Beauty” dhe muzikën e ka lënë në plan të dytë.

Fansat e saj kudo nëpër botë po presin që ajo të rikthehet në muzikë./Apel.al