Home AKTUALITET Sadio Mane tregon frymëzimin e tij më të madh në futboll

Sadio Mane tregon frymëzimin e tij më të madh në futboll

Sadio Mane ka zbuluar forcën që e shtyn të ecë para pas ngritjes së tij në majat e futbollit, pasi shihet si pjesë integrale e një skuadre gjithnjë e më dominuese të Liverpoolit.

Gjatë sezonit të kaluar, Mane shënoi 24 gola dhe dhuroi 6 assist në 36 ndeshje të Premier League, ndërsa gjatë këtij edicioni ndodhet në krye të kampionatit me 22 pikë diferencë nga Manchester City ndjekës.

Mane, i cili u transferua në Anfield nga Southampton në vitin 2016, përmendi mbështetjen e miqve dhe familjes së tij e cila ndodhet në fshatin Bambali si çelës kryesor për formën e tij të jashtëzakonshme.

”Nuk mund të përshkruaj se si janë tani dhe sa të motivuar janë veçanërisht. Ata gjithmonë më shtynin përpara”, tha Mane për faqen zyrtare të Liverpool. /Apel.al