Home AKTUALITET Vriten klientët/ Ja hoteli më i frikshëm në botë

Vriten klientët/ Ja hoteli më i frikshëm në botë

‘Hotel Cecil’ në Los Angelos është hoteli më i frikshëm në botë, në të cilin janë kryer vrasje të shumta nga persona të njëjtë,por edhe vetëvrasjet nuk kanë munguar.

Nga hoteli u frymëzuan edhe episodet e ‘American Horror Story’ dhe ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e medieve.

Zëra thonë se, Elizabeth Short vizitoi hotelin, para se ajo të vritej brutalisht. 22-vjeçarja e cila u quajt “Dahlia e Zezë”, mund të ketë shkuar për një pije në hotelin famëkeq dhe më pas ka ndërruar jetë.

Në vitet 1980 edhe Richard Ramirez u përfol se kishte qëndruar atje. Ky i fundit është vrasësi serial amerikan, me nofkën Night Stalker, kreu një seri përdhunimesh dhe vrasjesh në Los Anxhelos midis viteve 1984-1985.

Ndërkohë edhe austriaku Jack Unterëeger, i cili u akuzua për 11 vrasje, qëndroi në hotel në vitin 1991.

Një nga tragjeditë më të fundit që u regjistrua në hotel ishte vdekja e Elisa Lam. Studentja kanadeze qëndroi në Cecil në 2013-ën dhe u kap nga kamerat para se ajo të zhdukej./Apel.al