Home AKTUALITET Zbulohet e vërteta/ Ja si u parashikua koronavirusi para 40 viteve nga...

Zbulohet e vërteta/ Ja si u parashikua koronavirusi para 40 viteve nga shkrimtari amerikan

Koronavirusi është bërë tashmë një temë ndërkombëtare, pasi ky virus ka bërë që të ketë mbi 200 viktima tashmë thuajse në mbarë botën.

Mirëpo, duket se profecitë nuk ndalen as për këtë rast. I tillë është dhe rasti ku autori i profecisë së jashtëzakonshme, shkrimtari amerikan Dean Koontz në librin “Sytë e errësirës”, botuar 40 vjet më parë shkruajti një shkrim mbi një virus vdekjeprurës që prek njerëzit dhe u krijua në një laborator në Kinë, më saktësisht në qytetin e Wuhan

Në tekst thuhet: “Një shkencëtar kinez me emrin Li Chen u largua në Shtetet e Bashkuara, duke mbajtur një kopje në disk të armës biologjike më të rëndësishme dhe të rrezikshme kineze të dekadës. Ata e quajnë ‘Uuhan-400’ sepse ishte zhvilluar në laboratorët e tyre. RDNA afër qytetit të Wuhan dhe ishte lloji i 400-të i zbatueshëm i mikroorganizmave të krijuar në atë qendër kërkimore “. “Wuhan-400 është një armë e përsosur”, thotë shkrimtari, sepse “prek vetëm njerëzit”. Kjo nuk është gjithçka, sepse në një pasazh tjetër të të njëjtit roman Koonts shkruhet se “rreth vitit 2020 një pneumoni serioze do të përhapet në të gjithë botën” dhe se kjo është “në gjendje t’i rezistojë të gjitha trajtimeve të njohura”.