Home AKTUALITET Zëri mbush një vjeç/ Ja urimi i veçantë që i bën Elita...

Zëri mbush një vjeç/ Ja urimi i veçantë që i bën Elita Rudi

Elita Rudi i mallëngjen të gjithë me urimin që i ka bërë të birit për ditëlindjen e tij të parë.

Dita e sotme është një ditë e shënuar për çiftin e njohur të shoëbizit shqiptar, Gjiko- Elita Rudi. Fëmija e tyre i parë, Zëri mbush një vjeç.

Moderatorja e njohur ka publikuar një video ku ka përmbledhur disa nga momentet më të birin, përfshirë këtu edhe foto të papublikuara më parë nga dita e lindjes.

Elita shkruan në adresën e saj në instagram “Dashuria ndaj fëmijës tënd është e vetmja herë që ti e kupton që fjalët janë shumë të vogla dhe nuk kanë vlerë të madhe për të shprehur dashurinë që ndjen brenda vetes. Të don nëna dhe babai sa më s’ka. E paq shëndetin e dashurinë gjithë jetën. Urime Zëri jonë”./Apel.al